Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e Organizatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, dega në Skenderaj. Ai ka falënderuar invalidët e luftës për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në luftën për çlirimin e Kosovës. Përfaqësuesit e invalidëve të luftës në shenjë falënderimi për bashkëpunim dhe për kontributin në ndihmë invalidëve Lushtakut i kanë ndarë një “Mirënjohje”. Kryetari Lushtaku edhe kësaj radhe ka shprehur respektin e tij maksimal për ish-prestarët e UÇK-së që lirisë së Kosovës i dhanë gjymtyrët e trupit.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …