Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, Rrahman Jashari, e ka quajtur fyes vendimin për ngritjen e pagave për 4% dhe ka paralajmëruar veprim sindikal. Ai ka përkujtuar se kërkesa e SBASHK-ut ka qenë ajo që është marrë vendimi në kuadër të BSPK-së pra që të jetë 4 për qind pasi që është bërë shumë hit kjo, por të jetë 4 përqindëshi i vlerës së pagës së kryeministrit. Ai ka njoftuar se janë shpërndarë formularët nëpër të gjitha shkollat nëpërmjet të cilëve është kërkuar mësimdhënësve aprovimi ishkuarjes në grevë në rast të mos realizimit të kërkesave të tyre dhe vendimi do të merret pasi mësimdhënësit të deklarohen për greve. Kërkesë e paraqitur në formularë ndër të tjera është edhe zbatimi i Ligjit për Sigurimet Shëndetësore të cilin Kuvendi i Kosovës e ka aprovuar në vitin 2014.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …