Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, bashkë më drejtorin e Zhvillimit Ekonomik z.Betim Mataj, drejtorin e Shërbimeve Publike z.Izet Zenuni dhe drejtorin e Urbanizmit z.Ramë Melaj, kanë pritur në takim drejtoreshën e CDF-së zonjën/ Nermin Mahmuti dhe menaxherin e projektit Gramen Taraku –projekt menaxher.
Qëllimi i këtij takimi ishte informimi i kryetarit të komunës së Deçanit më të arriturat e deritanishme të projektit për Rrjetin e shtegut te ecjeve dhe biçiklizmit, projekt ky që ka nisur ketë vit dhe do të përfundoi në Qershor të vitit 2017 edhe në komunën e Deçanit.
Objektivat kryesorë të këtij projekti në komunën e Deçanit janë promovimi i turizmit të qëndrueshëm natyror, tradicional dhe kulturë të rajonit.
Më konkretisht ky projekt për komunë e Deçanit parasheh zhvillimin e shtigjeve për ecje deri ne 60 km dhe çiklizmit deri ne 117 km.
Në këtë projekt shtegu i ecjes përfshin bjeshkën e Milishevcit, bjeshkën e Deçanit, kalon në Junik, ndërsa për çiklizëm Deçan –Isniq –Irzniq dhe kalon në pjesën e Junikut. Vlen të ceket se në të gjitha këto shtigje do të behët edhe shenjëzimi nga persona të cilët tashmë janë edhe të trajnuar.
Projekti në fjalë është i një rëndësie të veçante sepse ngritë vetëdijen për përfitime ekonomike, mjedisore dhe sociale të shtigjeve në distanca të gjata, ngritja e aktiviteteve dhe konkurrencës se ofertës turistike në Bjeshkët e Nemuna u tha nga të pranishmit ë këtij takimi.