Në përvjetorin e rënies së Dëshmorit të Kombit Rexhep Kadrijaj, në fshatin Rastavicë, janë bërë homazhe dhe janë vendosë kurora më lule tek lapidari në mes të këtij fshati nga i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj me bashkëpunëtorë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë. Në këtë ditë të rënies të Dëshmorit Rexhep Kadrijaj, kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ka nda për Dëshmorin Dekoratën ,,Shkelzen Haradinaj’’. Dekoratën e pranoi nëna Zizë, nëna e Dëshmorit.