Kryetari i komunës së Deçanit z. Rasim Selmanaj, bashkë më drejtorin e Zhvillimit Ekonomik z.Betim Maltaj, Inspektoren e Ambientit Ajne Iberhysaj ,dhe zyrtarëve tjerë komuna, kanë pritur në takimi Grupin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i përbërë nga: Sala Berisha-Shala, Rrustem Berisha dhe Raif Qela me bashkëpunëtor të tjerë. Kryetari Selmanaj duke ju uruar mirëseardhjen gjithashtu i falënderoj mysafirët që kanë nda kohë që bashkë të ndajnë edhe shqetësimet e komunës së Deçanit rreth shfrytëzimit të burimeve minerale. Deputetja njëherit edhe kryesuese e këtij grupi Sale Berisha- Shala, përveç që përmendi se zona e Deçanit, është pasur më burime minerale, ajo theksoi me theks të veçantë edhe rezervat e gurit të mermerit me minerale të tjera që posedon kjo zonë, gjithashtu ajo u interesua sa ka mundësi komuna e Deçanit të zbatoj Ligjin për Minierat dhe Mineralet, cilat janë pengesat në këtë fushë për shfrytëzim të më tutjeshëm të resurseve natyrore.
Në anën tjetër Inspektorja e Ambientit Ajne Iberhysaj, njoftoi të pranishmit në pika të shkurtra për praninë e resurseve natyrore duke i përmendur disa zona të pasura që ka mundësi për zhvillim lokal ekonomik. Ajo përmendi edhe mungesën e të dhënave konkrete të hulumtuara dhe të bazuara për llojin, sasinë kohëzgjatja e shfrytëzimit të burimeve minerare që posedon kjo pjesë e jona, të cilat komuna nuk posedon konkretisht, gjithashtu edhe infrastruktura ligjore veçanërisht ligji për zonat e posaçme që ka qenë pengesë e madhe për zhvillim ekonomik lokal. Në fund të takimit nga komisioni u kërkua që komuna e Deçanit të adresoj shqetësimet e veta më shkrim tek grupi i lartpërmendur parlamentar në afat sa më të shkurtër kohorë.