Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ka pritur në takim përfaqësues nga zyra regjionale e OSBE-së në Pejë z.Arben Ajrulai, Ushtrues detyre i zyrës regjional të OSBE-së në Pejë, më bashkëpunëtorët z.Sinisa Bencun, zyrtar i larte i demokratizimit dhe z.Maid Konjhodzic, zyrtar i demokratizimit.
Në ketë takim të përbashkët është diskutuar lidhur më Vetëqeverisjen Lokale, bashkëpunimin mes komunës dhe OSBE-së, funksionimi i këshillave të fshatrave dhe aktivitetet në vazhdimësi mes komunës së Deçanit dhe OSBE-së.