Fshati Irzniq i komunës së Deçanit njihet si vatër e diturisë. Shkolla e këtij fshati nëpër dekada ka nxjerrë kuadro të cilat sot janë elitë e shkencës dhe diturisë në vendin tonë. Mësuesit e kësaj shkolle ishin ata që punuan me gjithë zemër për gjeneratat që kaluan nëpër duart e tyre të arta!
Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ishte në një vizitë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ,,Avni Rrustemi’’ ku u prit nga drejtori z.Medi Doda dhe kolektivi i kësaj shkolle.
Me këtë rast kryetari Selmanaj nderoj të gjithë mësuesit dhe punonjësit e pensionuar nga ky fshat më mirënjohje për kontributin e tyre për ngritjen e nivelit dhe cilësisë mësimore ndër vite që punuan në këtë vatër diturie.
Më mirënjohje janë nderuar: Muharrem Dervishaj, Avdi Çekaj, Hajdar Çekaj, Avdulla Haskaj, Zenel Çekaj, Musa Çekaj, Isa Haskaj, Bajram Çekaj, Zenel Mushkolaj, Gjevahire Aliqkaj, Jashar Dacaj, Tahir Dacaj, Jusuf Çekaj, Gani Balaj, Avdullah Çekaj, Nimon Aliqkaj, Sylejmon Aliqkaj, Xhafer Dervishaj, Sadik Zejnaj dhe Nezir Aliqkaj. Më këtë rast kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, tha se ndihem krenar me ju mësues të nderuar dhe me shkollën ku e mësova ABC-në, ku punova si mësimdhënës për disa vite në kohë te vështira.