Kryetari Selmanaj ndanë ,,Mirënjohje Qyteti ‘’për xhudistën Majlinda Kelmendi 

Të mërkurën, komuna e Deçanit i ndau,, Mirënjohje  Qyteti’’ xhudistës me renome Botërore, Majlinda Kelmendi.

Mirënjohjen ia dorëzoi kryetari i komunës se Deçanit z.Rasim Selmanaj me motivacionin: Ambasadores se vërtet shqiptare, krenarisë se Shtetit  të Kosovës, kampiones evropiane, Majlinda Kelmendi“.

Xhudistja  Majlinda Kelmendi është emër i njohur ne botë dhe ambasadore e cila prezanton vlerat tona ne botë. Prandaj, ndarja e,, Mirënjohjes se Qytetit’’ te Deçanit  është vetëm një simbolike e respektit te madh që kemi ndaj sportistes tonë,tha kryetari Selmanaj.

Edhe trajneri Driton Kuka, te cilit po ashtu iu nda një mirënjohje për kontributin ne trajnimin dhe sukseset e xhudistës Majlinda Kelmendi, tha se ardhja ne mesin e njerëzve të sakrificës është po aq e rëndësishme sa edhe medaljet qe marrim ne botë për vendin tonë të sakrificës.

Për vlerat e larta arritjen dhe përfaqësimin e denjë kudo në Botë të xhudistës Kelmendi  ka folur edhe z. Avni Rexhaj, zyrtar i sporti në komunën e Deçanit i cili ndër të tjera tha se Majlinda është krenari për ne.

Ndërsa, xhudistja Kelmendi, e cila shprehu  gëzimin dhe për lajmin e mire te pranimit e Kosovës ne UEFA tha se krahas mirënjohje nga vende te ndryshme te botës, mirënjohjet nga vendi i saj në ketë rast nga komuna e Deçanit, janë me te çmueshmet përgjatë  karrierës  se sajë. Ndryshe në këtë ceremoni u bë e ditur se  në vjeshtën të këtij viti  do të nisin trajnimet  për xhudistë  në komunën e Deçanit, nga trajneri Dritan Kuka, ku pjesë e sajë do të jot edhe vet kampionia e botës Majlinda Kelmendi,  që të nxjerrin nga këtu talent të  rin pse jo edhe një Majlind të dytë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …