Në Prishtinë, kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj ka nënshkruar 3 Marrëveshje Mirëkuptimi për Bashkëfinancim të projekteve në komunën e Deçanit.
Këto tri Marrëveshje janë nënshkruara mes kryetarit Selmanaj dhe Ministrin te MMPH-së, Ferat Shala dhe kanë të bëjnë për këto projekte:
-
Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit ,,Ujësjellësi për 10 fshatra dhe kyçja në burime të reja vera investive 100.000€.
-
Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit ,,Ndërtimi i Kanalizimit në Deçan (Faza II dhe III ) në vlerë prej 160.000€.
-
Marrëveshje Mirëkuptimi për bashkëfinancim te projektit Rregullimi i hapësirës gjelbëruese te Verrat e Llukës-Deçan në vlerë prej 100.000 euro plus 80.000 në rishikim të buxhetit!