Kryetari Selmanaj takon zv. ministri e MMPH-së

 

Sot Kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj ka takuar, zv. ministrin e MMPH-së, z. Ferat Shala, sekretarin permanent z. Arben Qitaku dhe kryeinspektorin e kësaj ministrie z. Bedri Halimi. Në këtë takim u biseduan aspektet që lidhen me projektin e hidrocentraleve në Deçan. U dakordua për aktivitete të përbashkëta dhe ishte po ashtu qëndrim i përbashkët që kompania austriake duhet ti respektoj lejet dhe kontratën për ndërtimin e tri hidrocentraleve. Për çdo mosrespektim ka me u përball më padi në gjykata nga ministria dhe komuna e Deçanit. Pa alternativë kontrata duhet me u respektua dhe nuk do të tolerohet që për asnjë moment të mbetet lumi pa ujë, po ashtu duhet me e kthye gjendjen e lumit dhe rrugës sipas kontratës. Ne mbetemi të përkushtuar për investime të huaja por duke i respektuar ligjet e Kosovës dhe standardet evropiane! Shqetësimet e ngritura nga shoqëria civile, komuna e Deçanit dhe qytetarë janë të drejta u tha në këtë takim!

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …