Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar për një takim të suksesshëm me Drejtoreshën e Përgjithshme për Evropën në Shërbimin Evropian për Punë të Jashtme, Angelina Eikhorst, dhe Ndihmës-Sekretarin Amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien. Ai tha se takimi u përqendrua në kushtet politike në rajon, situatën aktuale në Kosovë, dhe forcimin e bashkëpunimit në fusha të shumta. Vuçiq, ritheksoi rëndësinë e mbështetjes së Amerikës dhe BE-së për vazhdimin e dialogut mbi Kosovën, si dhe diskutoi për rolin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor dhe Evropë. Ai progresin e Serbisë në ekonomi dhe angazhimin e vendit për integrimin në BE, duke kërkuar një të ardhme të qëndrueshme për rajonin me mbështetje të qartë për zgjerimin nga Bashkimi Evropian.
