Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq vendosi të ngre në qiell aeroplanët MiG-29, për të vëzhguar territorin

Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq vendosi të ngre në qiell aeroplanët MiG-29, për të vëzhguar territorin

Mediumi serb “Vecernje Novosti” ka shkruar se mbrëmë dronë të panjohur kanë vëzhguar kazermat dhe pozicionet e ushtrisë së Serbisë. Sipas raportimeve, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq vendosi të ngre në qiell aeroplanët MiG-29, “për të vëzhguar territorin dhe për të intervenuar në rast të ndonjë sulmi”. Ky lajm u përhap menjëherë pas vizitës së ministrit serb të mbrojtjes në bazën e ushtrisë në Rashkë. Lajmin e mediumit serb e konfirmoi edhe kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq e cila tha se  bëhet fjalë për sigurinë e serbëve në Kosovë. Ashtu është, dronët filmuan një pozicion në Zonën e Sigurisë Tokësore dhe dy kazerma. Për këtë jam informuar nga Presidenti i Republikës i cili ka dhënë urdhër që të forcohet mbrojtja në ajër, e cila tashmë është një gjendje e përhershme. Nëse kjo ndodh përsëri, ne do të rrëzojmë të gjithë avionët. Nuk do të jepja më shumë informacion, presidenti do të thotë më shumë për këtë, si dhe ministri i mbrojtjes Millosh Vuçeviq”, tha ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …