Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nuk do të bisedojë me përfaqësuesit e Prishtinës në Bruksel

Kryetari serb, Aleksander Vuçiq: Kosova mund të fitojë ulëse në OKB me një marrëveshje historike me serbët

Kryetari i Serbisë thotë se mendon se është e pamundur që Kosova të anëtarësohet në OKB, përveç nëse arrihet një lloj marrëveshje me të cilën serbët do të ishin të kënaqur. “Kështu është absolutisht e papranueshme”, ka thënë Aleksandar Vuçiq për numrin special të Vitit të Ri të “Veçernji Novosti”. Vuçiq ka thënë se do të ishte mirë që deri në fund të vitit 2018 “të përmbyllet nyja rreth Kosovës” por edhe ka shtuar se nuk është optimist sa i përket arritjes së marrëveshjes me shqiptarët, transmeton lajmi.net. “Edhe më tej mendoj se gjasat për marrëveshje të pranueshme për të dyja palët janë më pak se pesë për qind. Por, edhe për marrëveshje brenda Serbisë, ndërmjet nesh. Praktikisht është e pamundur të zgjidhet kjo çështje pa fuqitë e mëdha”, ka thënë Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …