Presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq nuk pret ndonjë lajm edhe aq të mirë për Serbinë nga takimi i samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor i cili pritet të mbahet në Sofje. Vuçiq ka thënë se ka kohë deri më 17 maj për të deklaruar rreth pjesëmarrjes së Kosovës në këtë takim, gjë të cilën po e kundërshton edhe shteti spanjoll. Ai ka thënë se deri në këtë kohë do të ketë diskutime rreth çështjes së Kosovës më 10, 11 dhe 12 prill, transmeton lajmi.net.
“Por mos pritni ndonjë lajm shumë të mirë për vendin tonë. Ne do të luftojmë me gjithë fuqinë dhe energjinë ashtu siç kemi vepruar qysh nga shpallja e njëanshme e pavarësisë së Kosovës. Bëmë gjithçka për të por interesat e fuqive perëndimore janë të ndryshme”, iu ka thënë Vuçiq gazetarëve. Sipas tij, pala shqiptare nuk dëshiron kompromis dhe kjo e bën punën më të vështirë. Ata thonë se po e themelojnë Asociacionin por a jeni duke e parë se çfarë po bëjnë. Këto truke janë shitur qe pesë vite. Vuçiq ka shtuar se nuk janë më aq të trashë dhe naivë për t’iu besuar institucioneve të Prishtinës pasi këta të fundit nuk po i kryejnë detyrat.