Kryetari serb, Vuçiq, ka pasur takim me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Kryetari serb, Vuçiq, ka pasur takim me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka njoftuar për një takim që ka pasur me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Ai ka thënë se me të s’është pajtuar për asgjë, por i ka thënë se Serbia është vend i vogël, por me njerëz krenarë, që  t’i kundërvihen përçmimeve,në Këshill të Evropës për Kosovën dhe në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së për Srebrenicën. Sidoqoftë, Vuçiqi ka pretenduar se i intereson paqja në rajon dhe se për këtë ka gjetur pajtim me të dërguarin gjerman. Pata një takim të sinqertë dhe jashtëzakonisht i vështirë me Manuel Sarrazin. Ne nuk pajtohemi pothuajse për asgjë, përveç pikëpamjes se është e nevojshme të ruhet paqja në Ballkanin Perëndimor, ka shkruar Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …