Kryetari serb, Aleksandar Vuçiq vazhdimisht deklarohet kundër formimit të ushtrisë së Kosovës, por kur është fjala për atë të Serbisë ai ka thënë se ata duhet të jenë të gatshëm në çdo moment ndaj çdo agresori potencial. “Ushtria serbe duhet të jetë një faktor i fuqishëm parandalues për këdo që tenton të kryej agresion ndaj Serbisë”, ka deklaruar Vuçiq. Me rastin e Ditës së Ushtrisë ai ka thënë se shteti çdo vit ndanë 600 milionë euro për ushtrinë, duke shtuar se do të ndahen edhe më shumë të holla. “E ardhmja do të jetë ndryshe, ne do të kemi ushtarët më të mirë, duhet të kemi angazhim edhe më të madh”. Theksojmë se Serbia insiston në vazhdimin e pranisë së trupave të KFOR-it në Kosovë duke kundërshtuar kështu ndryshimin e mandatit dhe transformimin e FSK-së në ushtri. Në deklaratat e serbëve thuhet se formimi i një ushtrie të Kosovës do të destabilizonte situatën në vend dhe rajon.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …