Kryetari serb, Aleksander Vuçiq: Nuk jemi më të dobët se shqiptarët, por më të dobët se Amerika

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq: Në pranverë do të ketë diskutime serioze për Kosovën

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, beson se në fillim të pranverës sa i përket dialogut të brendshëm për Kosovën mund të fillojë një diskutim serioz. “Është e rëndësishme që njerëzit në çdo mënyrë të mundshme deri më tani kanë treguar se mund dhe dëshirojnë të shprehin pikëpamjet e tyre heterogjene, të ndryshme në aspektin e Kosovës”, tha presidenti i Serbisë. Vuçiq duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve theksoi se  Kosova është çështje e rëndësishme në dialogun e brendshëm dhe njerëzit duhet të flasin të vërtetën. “Shpresoj dhe besoj se do të arrijmë në të ardhmen të racionalizojmë kërkesat tona dhe të ruajmë atë që popullit i takon. Besoj se me fillim të pranverës do të nisim edhe këtë lloj të procesit serioz”, u shpreh kreu i shtetit serb.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …