Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq ripërsëriti kërkesën për marrëveshje historike me shqiptarët. Pasi ka folur për fuqizimin ushtarak të Serbisë dhe gatishmërinë e saj për të mbrojtur qytetarët, ai ka theksuar se Serbia dëshiron të krijojë shtet të fortë dhe stabil i cili me të gjithë do të jetë partner i fuqishëm, si dhe do të synojë marrëveshje historike me shqiptarët, jetë fqinjësore me boshnjakët, marrëdhënie të mira me kroatët dhe lidhje më të forta me malazezët. Serbia nuk druhet të negociojë, por askush nuk duhet të mendoj se negocion sepse frikësohet, ka theksuar kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
Fahrije Hoti; Ministri, Faton Peci, duhet t’ iu kërkojë falje publike të gjitha grave të Krushës, për njollosje të emrit dhe shpifje
Drejtoresha e Kooperativës Bujqësore “Krusha”, Fahrije Hoti, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Faton Peci …