Kryetari i Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, bashkë me stafin e tij, kanë inspektuar punimet në aksin rrugor Junik-Jasiq.
Kryetari Shehu, gjatë kësaj vizite ka bashkëbiseduar me punëtorët që po kryenin punët, të cilët i ka falënderuar dhe kanë konkluduar se deri më tani punët kanë ecur sipas planit dhe dinamikës së punës dhe Gjithçka pritet të përfundojë në kohën e paraparë dhe sipas Projektit.