Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi SHEHU ka marrë Vendimin nr. 01/03 të datës 10.12.2021 përmes të cilit është ndaluar përdorimi i veturave zyrtare për nevoja personale të zyrtarëve komunal.
Me këtë vendim synohet të ndalohen keqpërdorimet e veturave zyrtare të Komunës së Junikut, pastaj të kursehet buxheti i komunës për derivate si dhe buxheti për servisim të veturave të amortizuara.