Kryetari Shehu ka nxjerrë vendim që hapësirat publike të Komunës së Junikut dhe Stacionit të Autobusëve të shfrytëzohen nga bashkatdhetarët

Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu ka nxjerrë vendimin nr. (01/09) përmes të cilit ai ka lejuar që hapësirat publike të Komunës së Junikut dhe Stacionit të Autobusëve të shfrytëzohen nga bashkatdhetarët nga mërgata e Junikut të cilët vijnë në vendin e tyre në Junik. Me këtë rast Kryetari Shehu ka falënderuar mërgatën për kontributin e vazhdueshëm që po japin për Junikun. Ai sërish ka konfirmuar se Komuna e Junikut gjithmonë i ka dyert e hapura për të dëgjuar të gjitha kërkesat apo nevojat e juaja si dhe për të reflektuar mbi ato kërkesa menjëherë, në mënyrë që qëndrimi juaj në Junik të jetë sa më i mirë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …