Kryetari Shehu, ka organizuar një koktej rasti me të gjithë punonjësit e Komunës si dhe ka vizituar QKMF në Junik, Stacionin Policor si dhe njësinë e Zjarrfikësve
Kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, ka organizuar një koktej rasti me të gjithë punonjësit e Komunës si dhe ka vizituar QKMF në Junik, Stacionin Policor si dhe njësinë e Zjarrfikësve. Ai falënderoi sërish të gjithë zyrtarët policor, stafin mjekësor, njësinë e zjarrfikësve dhe të gjithë punonjësit të tjerë shtetëror të cilët festojnë larg familjeve të tyre për të qenë në krye të detyrës zyrtare. Njëkohësisht, ai ka bërë thirrje për të festuar me shumë kujdes jo vetëm lidhur me përdorimin e mjeteve piro-teknike por edhe për shkak të gjendjes me pandeminë Covid-19. Urime ndërrimi i moteve dhe Viti i Ri 2022. Zoti e bekoftë Junikun dhe të gjithë junikasit pa dallim, kas thënë me këtë rast kryetari Shehu.