Vitin 2022 kryetari i komunës së Junikut Ruzhdi Shehu e ka filluar me vizitën e kryetarit të LDK Lumir Abdixhiku dhe bashkëpunëtorëve të tij Gazmend Muhaxherri- nënkryetar i LDK dhe kryetar i Komunës së Pejës, pastaj Imri Ahmeti – sekretar organizativ në LDK dhe kryetar i Komunës së Lipjanit, si dhe bashkëpunëtor të tjerë shumë të respektuar. Në këtë takim Kryetari Shehu i njoftoj ata për gjendjen në të cilën e ka pranuar Komunën e Junikut si dhe planet e tij për rimëkëmbjen e komunës dhe zhvillimin e saj socio-ekonomik. Nga Abdixhiku dhe bashkëpunëtorët, kryetari Shehu morri zotimin për përkrahje të fuqishme për punën dhe projektet zhvillimore në Junik.