Kryetari Shehu priti në takim Bujar Jupaj – drejtor i departamentit të sistemit të operimeve në KEDS

Kryetari i Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, ka pritur në takim përfaqësuesit e korporatës energjetike KEDS, drejtorin e departamentit të sistemit të operimeve Bujar Jupaj, se bashku me bashkëpunëtor. Kryetari Shehu paraqiti kërkesat e tij që kanë të bëjnë me furnizimin me energji elektrike dhe mirëmbajte për qytetarët e Komunës së Junikut. Aji kërkoj nga kompania që së bashku me komunën e  Junikut dhe fillojnë sa më parë projektimin e elektrifikimit të bjeshkëve të Junikut. Gjithashtu kryetari kërkoj nga kompania KEDS që të hapet edhe një pike e KEDS në komunën e Junikut në mënyrë që qytetarët të kryejnë pagesat por edhe ankesat e tyre të marrin përgjigje të shpejt. Gjithashtu ai kërkoj që kjo pikë ta ketë edhe ekipin e cila do të intervenonte në kohë për defektet që mund të ndodhin në komunë e Junikut. Bujar Jupaj shprehu gatishmërinë për bashkëpunim duke theksuar se shumë shpejt pritet që komunës se Junikut ti shtohen edhe 10 kv, kështu që Juniku të operoj me 20 kv në burim,  që është e mjaftueshme për komunën tonë. Gjithashtu z. Bujar Jupaj u shpreh se do të jap përkrahjen e tij për projektin elektrifikimi  i bjeshkëve te Junikut.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …