Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në punimet e sesionit të 71-të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, zhvilloi takime dypalëshe me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Moon. Në një njoftim nga Presidenca, bëhet e ditur se Nishani është takuar edhe me presidentin e Republikës së Polonisë, Andrzej Duda, si dhe me presidenten e Republikës së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović. Gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm, Nishani e vlerësoi atë për lidershipin e treguar në iniciativat e ndërmarra nga Organizata gjatë drejtimit të tij, veçanërisht në ato që lidhen me klimën, agjendën për njerëzimin, si dhe planin e veprimit për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm. Kryetari Nishani evidentoi gjithashtu angazhimin e Shqipërisë në zbatimin e këtyre iniciativave në nivel kombëtar, si dhe e siguroi sekretarin e përgjithshëm edhe për rolin pro aktiv të Shqipërisë në forumet ndërkombëtare dhe avancimin e të drejtave të njeriut.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …