leoni

Bujar Nishani

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, pjesë në Samitin e Shtatë të Bosforit, në Turqi

Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani, në krye të delegacionit zyrtar shqiptar, u nis për në Turqi ku do të marrë pjesë në Samitin e Shtatë të Bosforit, që do të zhvillohet në Stamboll më 29 nëntor-1 dhjetor. Sipas njoftimit për shtyp nga Presidenca, në këtë Samit, që zhvillohet nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, do të diskutohet dhe do të shkëmbehen mendime dhe ide mbi Platformën e Bashkëpunimit Ndërkombëtar si dhe mbi çështje të ndryshme të sigurisë dhe sfidave të tjera, me të cilat përballen vendet pjesëmarrëse. Nishani do t’i drejtohet me një fjalim Samitit të 7-të të Bosforit ku do të diskutojë rreth temës: “E ardhmja globale – objektivat globale”.

Kontrolloni gjithashtu

Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Kryesuesi i seancës shkel procedurat, raporti duhet të votohet

Deputeti i PDK, Nait Hasani, ka kritikuar mënyrën e udhëheqjes së seancës konstituive të Kuvendit …