Kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani gjatë qëndrimit treditor në Kroaci, me ftesë të kryetares, Kolinda Grabar Kitaroviq, i ka dhuruar urdhrin, “Nderi i Kombit” Shoqatës së Vullnetarëve Shqiptarë të luftës në Kroaci. Në ndarjen e mirënjohjes ka marrë pjesë edhe ministri i Mbrojtjes së Kroacisë, Tomo Medved, si dhe ambasadori i Shqipërisë në Zagreb, Ilir Melo. Vizitën zyrtare, kryetari Nishani e ka filluar në një takim me pjesëtarët e pakicës shqiptare, kryesisht me origjinë nga Kosova që jetojnë dhe punojnë në Kroaci. Ministri, Medved ka çmuar lartë kontributin që ka dhënë batalioni i luftëtarëve shqiptarë në luftën atdhetare të Kroacisë, në vitin 1990-1992 për çlirim nga hegjemonizmi dhe kolonializmi serb. Konsiderohet se në luftën e Kroacisë kanë marrë pjesë më shumë se 1000 shqiptarë, në mesin e tyre edhe Heroi i luftës së Kroaci dhe në Kosovë, Bekim Berisha, pastaj Fehmi Lladrovci, Naser Ademi, e shumë të tjerë. Në luftën çlirimtare të Kroacisë kanë marrë pjesë edhe oficerë të lartë shqiptarë, të cilët gjatë luftës kishin dezertuar nga Armata jugosllave dhe iu kishin bashkuar forcave të rezistencës kroate si: Agim Çeku, Rrahim Ademi e të tjerë. Disa dhjetëra luftëtarë shqiptarë ende konsiderohen të zhdukur qysh nga mbarimi i luftës.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …