Kryetari shqiptar, Ilir Meta vendos të mos e dekretojë kandidaturën e Genti Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë

Ilir Meta vendos të mos e dekretojë kandidaturën e Genti Cakajt për ministër të Jashtëm të Shqipërisë

Kryetari shqiptar, Ilir Meta ka vendosur që të mos e dekretojë kandidaturën e Genti Cakajt si ministër i Jashtëm i Shqipërisë, një propozim ky i Ramës i cili ka sjellë mjaftë debate në arenën politike shqiptare. Meta i është drejtuar me një letër vetë kryeministrit, ku shkruan se emri i Genti Cakës është një propozim që nuk përmbush një sërë elementësh të përvojës politike, diplomatike e administrative, në një kohë kur Shqipërisë i duhet një krye-diplomat me kapacitete të larta. Gjithashtu Meta e vë theksin tek qëndrimet e dhëna së fundmi nga ana e Cakajt në lidhje me çështjen e kufijve mes Kosovës e Serbisë, që sipas Kreut të Shtetit provojnë një mungesë të theksuar të eksperiencës së tij. Kujtojmë se ditën e djeshme ai vendosi të dekretojë emrat e ministrave të mbetur pezull që nga dekreti që urdhëroi shkarkimet e ministrave të mëparshëm. Dje Meta ka dekretuar Elva Margariti, ministre e Kulturës, Besa Shahini, ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Anila Denaj, ministre e Financave dhe Ekonomisë si dhe Belinda Balluku, ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …