Kryetari Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden konstatoi se “Pandemia ka mbaruar. Ne ende kemi një problem me Coronën. Ne ende jemi duke punuar shumë në luftimin e këtij virusi, por pandemia ka mbaruar”, deklaroi 79-vjeçari në një intervistë. Askush nuk mban maska”. Intervista është regjistruar ditën kur kryetrai Biden vizitoi tjerash edhe një autoshou në Detroit në Michigan. “Siç mund ta shihni, askush këtu nuk mban maskë. Të gjithë duket se janë në formë mjaft të mirë, kështu që mendoj se situata po ndryshon dhe mendoj se ky është një shembull i përsosur i asaj që po ndodh”, theksoi presidenti amerikan, Biden. Deklarata e presidentit Biden mund të shkaktojë trazira brenda vet administratës së tij. Vetëm pak javë më parë, qeveria amerikane i kërkoi Kongresit amerikan miliarda dollarë shtesë për të luftuar pandeminë, në mënyrë që të mund të vazhdojë të ofrojë teste dhe vaksinime, gjatë një vale të mundshme të Coronës në vjeshtë.
Kontrolloni gjithashtu
Musliu akuzon deputetin e VV-së për presion ndaj Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë
Kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka ngritur …