Kryetari i vendit Hashim Thaçi, ia ka dorëzuar Falamurin e Kosovës ekipit olimpik i cili do ta përfaqesoj shtetin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore “PyeongChang 2018”, në në Kore të Jugut. Ai ka thënë se pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë në olimpiaden dimërore është lajm i rëndesishëm për vendin tonë. Thaçi shpreson se ekipi ynë do të fitojë ndonjë medalje në këto gara. Përndryshe ekipi olimpik i Kosovës do ta përfaqësojë skitari Albin Tahiri.
