Kryetari i Sllovenisë Borut Pahor do të qëndrojë për një vizitë zyrtare në Kosovë. Zyra për media e Presidencës ka bërë publike edhe agjendën e takimeve të kryetarit Thaçi me homologun e tij nga Sllovenia. Në orën 15:00 për kryetarin slloven do të bëhet pritje ceremoniale në sheshin “Ibrahim Rugova” ku pas kësaj do të ketë një takim të përbashkët të të dy delegacioneve ndërsa në orën 16:10 është paraparë deklaratë për media e dy kryetarëve. Të martën Kuvendi i Kosovës për nder të parit të Sllovenisë mban seancë solemne. Vizita e Pahor është në kuadër të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, ndërsa vizita e tij është e para pas asaj që në prillin e vitit 2016 e ka bërë kryetarja kroate Kolinda Grabar Kitaroviq.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …