leoni

Kryetari Smajl Latifi ngushëllon familjen e Presidentit Thaçi

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi ka ngushëlluar familjen e presidentit Hashim Thaqi me rastin e ndarjes nga jeta të babait të tij, bacë, Haxhi Thaqi.

Në postimin e tij në facebook, kryetari Latifi ka shkruar:

Me dhimbje të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të bacë Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, një burri që qëndroi i palëkundur përballë sfidave të kohës.

Nuk u thye as në momentet më të rënda, ato të përballjes me mungesën dhe me zbrazëtinë që përjetoi nga mosprania e të birit në momentin më delikat të jetës së tij.

Ai kurrë nuk u lëkund në dashurinë për familjen dhe për atdheun. Me urtësinë dhe me qëndrueshmërinë e tij, ai la pas një trashëgimi të fortë vlerash, që do të kujtohen gjithmonë.

Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes Thaçi dhe të gjithë atyre që ndajnë këtë dhimbje!

Dritë pastë shpirti yt, baca Haxhi!

I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e III-të e rregullt e Komitetit për Komunitete

Të premtën në Deçan u mbajt mbledhja e III-të e rregullt e Komitetit për Komunitete. …