Kryetari, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Avni Alidema

Kryetari Haliti takohet me zv. drejtorin e KEDS-it, kërkon më shumë investime në rrjetin elektrik dhe furnizim normal të qytetarëve me rrymë.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është pritur sot në takim nga Avni Alidema, zv.drejtori i Kompanisë Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS). Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, pati disa kërkesa për këtë kompani në veçanti ai potencoi nevojën e madhe të investimeve në rrjetin elektrik dhe në vendosjen e trafove në disa lokalitete të komunës së Vitisë pasi që ata po kanë probleme me furnizimin normal të energjisë elektrike.
Bëhet me dije se këtë vit pritet të fillojnë realizimi i 24 projekteve në këtë komunë. I pari i komunës së Vitisë, potencoi se është shumë e rëndësishme të këtë investime në rrjetin elektrik në këtë komunë duke kërkuar nga KEDS-i që të investohet në qytetin e Vitisë por edhe në fshatrat e saj si: Drobesh, Gjylekarë, Pozheran, Smirë, Stubëll dhe në disa fshatra te tjera. Gjithashtu kryetari Haliti në takim ka potencuar se duhet të këtë edhe investime në rrjetin elektrik në disa vendbanime rurale shkaku i zhvillimit të Ekoturzimit si në lokalitetet: Debelldeh, Mjakë, Samakovë, Buzovik, Lubishtë e deri në Letnicë.
Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …