Kryetari Suma dhe Kryesuesi i Kuvendit raportojnë për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021

Në dy takime të ndara me qytetarët, Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava raportuan për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021. Sipas Kryetarit Suma gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2021 janë realizuar një varg takime dhe aktivitete me përfaqësues të institucioneve qendrore si në Prishtinë ashtu edhe në Han te Elezit. Ai veçoi takimet me Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Arbërije Nagavci rreth gjendjes në arsim në komunën e Hanit të Elezit, takim me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia për situatën me Pandemi dhe për mundësinë e zgjerimit të numrit të punëtorëve dhe sigurimin e pajisjeve mjekësore për QKMF “Dr.Menduh Kaloshi”, takim me Ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu për mundësin e hapjes së degës se Gjykatës Themelore në Han të Elezit, takimet me Zëvendësministrat e Infrastrukturës dhe Ambientit Hysen Durmishi në lidhje me projektet e infrastrukturës dhe Marrëveshjet e parealizuara nga qeveria e kaluar si nënkalimi në Paldenicë dhe Linda Qavdarbasha në lidhje me rregullimin e shtratit të lumit Lepencë dhe për ndotjen e ambientit, Ministrin e Kulturës, Rinis dhe Sporteve, Hajrulla Qeku në lidhje me sigurimin e fondeve për përfundimin e shtëpisë së kulturës, memorialin Bllaca 99 për trashëgimi kulturore. Kryetari Suma tha se janë realizuar edhe vizita nga ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj në Han të Elezit dhe vizitë në kompaninë e Deminimit në fshatin Seqishtë ,vizita e zëvendësministrit të Bujqësisë, pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Imri Demelezi në kuadër të projektit të pastrimit dhe rrallimit te malit si dhe disa takime tjera në interes të zhvillimit të komunës. Kryetari Suma tha se pavarësisht rrethanave janë lidhur disa marrëveshje si: Marrëveshja e Mirëkuptimi me Agjencinë Kosovare për Ndihmë Juridike Falas, Marrëveshjen e Mirëkuptimit me MZHE 50 mijë euro për realizimin e projektit te shtrimit të rrugicave me kupëza betoni në zonat urbane dhe rurale të Hanit të Elezit, Marrëveshje për bashkëpunim me MAPL-DEMOS-Komunë 41.689 eu për rehabilitimin e fabrikës se ujit dhe rrjetin përcjellës si dhe Përfitimi i Grantit të performancës 49,315 euro shpërblim për performancë të mirë të komunës së Hanit të Elezit. Kryetari Suma iu referua edhe gjendjes me Pandeminë e Koronavirusit gjatë vitit 2021. Ai tha se në vazhdimësi organet komunale kanë përcjell gjendjen me koronovirus në territorin e komunës se Hanit te Elezit në respektimin dhe zbatimi i vendimeve të institucioneve qendrore për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, takime të rregullta të shtabit emergjent komunal dhe koordinimi me IKSHPK. Sipas raporteve gjatë vitit 2021 kemi pasur 64 raste pozitive me koronavirus prej tyre ne janar-3, shkurt-5, mars-19, prill-37, ndërsa aktualisht nuk kemi as një rast pozitiv të konfirmuar. Kryetari Suma falënderoi të gjithë donator të ndryshëm për sigurimin e ndihmave për familjet të cilat kanë nevojë të ndihmohen si nga SHOQATA Jetimat e Ballkanit, UNMIK-u, Shqiptarët për Shqiptarët etj. Aktualisht janë të vaksinuar 1223 persona prej të cilëve me dozën e dytë 231 persona dhe procesi i vaksinimit po vazhdon pa as një pengesë. Kryetari Suma iu referua edhe zhvillimit të projekteve të cilat janë duke u realizuar në komunë si:

– Vazhdimi i ndërtimit te Shtëpisë së Kulturës

– Vazhdimi dhe përfundimi i punimeve të Sallës së Sportit ne shkollën “Veli Ballazhi” ne Gorancë

– Pajisja e kabineteve në shkolla me pajisje të domosdoshme për punë.

– Projekti i kanalizimit në Seqishtë me fonde te BE-së IPA

– Zgjerimi i ndriçimit në Zona urbane dhe rurale.

Gjatë vitit 2021 janë mbajt një varg të aktiviteteve kulturore dhe sportive ndërsa kujdes i veçantë iu kushtua aktiviteteve përkujtimore për dëshmorët e Hanit të Elezi tha kryetari Suma në raportin e tij. Ndërsa Kryesuesi i Kuvendit Qamush Brava raportoi mbi ecurinë e punës së Kuvendit të Komunës për të cilën tha se janë mbajt të gjitha seancat e planifikuara dhe janë marrë 16 vendime të kuvendit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …