leoni

Kryetari Suma i jep mbështetje implementimit të projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma ka pritur në takim pune përfaqësuesit e Projektit “Të rinjtë në Agrobiznes- Regjioni Ekonomik Lindor”, Ermelinda Haziri Menaxhere e Projektit dhe Besim Haziri Zyrtar i Projektit. Ky projekt është i financuar nga Bashkimi Evropian, menaxhohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, bashkëfinancohet dhe zbatohet nga Komuna e Gjilanit në bashkëpunim me komunat e tjera nga Regjioni Lindor. Qëllimi kryesor i këtij projekti është që të krijoj punësim fitimprurës dhe gjenerim të të ardhurave për të rinjtë në Regjionin Ekonomik Lindor. Kryetari Rufki Suma pasi ka falënderuar përfaqësuesit për vizitën, ka ofruar mbështetje maksimale institucionale për implementimin e këtij projekti në komunën e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …