Kryetari Suma ishte nikoqir i Gjeneratës së Juristëve të viteve 1987-1991

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma ishte nikoqir i Gjeneratës së Juristëve të viteve 1987-1991, ndryshe kolegë të studimeve që sot gjenden në pozita të institucioneve të ndryshme të Kosovës. Gjatë kësaj vizite, Kryetari Suma i njoftoi mysafirët mbi zhvillimet aktuale të qytetarëve të kësaj komune. Pas pritjes që iu bë në objektin e komunës, kryetari Suma dhe mysafirët vizituam Memorialin Bllaca 99, ku u përjetua gjenocidi serbo-shtetëror fashist ndaj popullatës shqiptare duke i dëbuar banorët dardanë nga trojet e tyre antike. Në vazhdën e kësaj vizite, u vizitua edhe Kompleksi i Dëshmorëve në “Puset e Nikës”. Takimi ishte rast i evokimit të jetës së vështirë studentore si rezultatet i abrogimit të autonomisë së Kosovës, rezistimit të këtyre veprimeve kundër kushtetuese të shtetit serbë. Ish kolegët e gjeneratës se Kryetarit Rufki Suma u shprehën krenar me të gjitha të arriturat në Komunën e Hani të Elezit si dhe e falënderuan për pritjen e përzemërt se bashku me kryetarin e Asamblesë komunale Qamush Brava.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …