Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma priti në takim informues drejtorin e ri të projektit të autostradës Prishtinë- Shkup, Riadh Alkhazraji, nga i cili ka kërkuar sa më shumë takime me përfaqësuesit e “Bechtel Enkës” në mënyrë që të jetë i informuar lidhur me ecurinë e këtij projekti. Ai po ashtu ka kërkuar që edhe komuna e Hanit të Elezit të jetë partnere në të gjitha fazat e ndërtimit të kësaj autostrade. “Është shumë me rëndësi që të kemi dizajnin përfundimtar të projektit në mënyrë që edhe komuna e Hanit të Elezit të vendosë mbi zgjedhjet në impaktet që ky projekt do të shkaktojë në infrastrukturën publike dhe private”, ka thënë Suma.
Kontrolloni gjithashtu
Bajram Begaj: Gjuha e shqiponjave do të mbijetojë!
Gjatë një takimi me fituesit e Konkursit Kombëtar të Gjuhës, nxënësit e shkollës “Rilindja” në …