leoni

Kryetari Suma nderon me “Mirënjohje” veteranët e arsimit

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim rasti Lebibe Koxha, edukatore e arsimit parafillorë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ilaz Thaçi”, Osman Kuqi arsimtarë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Ilaz Thaçi” në Han të Elezit dhe Shaban Hasallari punëtorë teknik në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Veli Ballazhi” në fshatin Gorancë. Ky takim është realizuar me rastin e pensionimit të tyre dhe për ti falënderuar për kontributin e tyre shumëvjeçarë në arsimimin e shumë gjeneratave të nxënësve të Komunës së Hanit të Elezit. Shumë vite punë në arsim për Kryetarin Rufki Suma ishin arsye që këta veteran të arsimit të Komunës së Hanit të Elezit të nderohen me “Mirënjohje” duke i uruar për shëndet dhe jetë të gjatë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …