Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, në përmbyllje të vitit 2020 vizitoi stafin e QKMF “Dr.Menduh Kaloshi”. Ai me këtë rast i falënderoi për punën dhe angazhimin e jashtëzakonshme të personelit shëndetësor për të tejkaluar njërën ndër sfidat më të rënda shëndetësore, Pandeminë Covid-19. Duke qenë më të ekspozuarit dhe në vijën e parë të luftës kundër kësaj pandemie, punëtorët shëndetësor me punën, angazhimin, profesionalizmin dhe humanitetin e treguar gjatë këtij viti meritojnë respektin më të lartë, ka thënë kryetari Suma.