leoni

Kryetari Suma organizon takim me organet përgjegjëse me rastin e koronavirusit

Duke pasur parasysh Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e nevojshme për parandalim të koronavirusit COVID-19” Kryetari i Komunës Rufki Suma dhe Nënkryetari Mallzum Qajani zhvilluan takim pune me zv.Komandantin e Stacionit Policorë në Han të Elezit Muhedin Qaka dhe znj.Medina Imishti Drejtoreshë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në komunën e Hanit të Elezit. Në takim u theksua se institucionet zyrtare dhe përgjegjëse do të angazhohen maksimalisht për të implementuar Vendimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Njëkohësisht ju bëhet apel qytetarëve dhe komunitetit të biznesit që të respektohen këto vendime ndërsa organet zyrtare do të jenë përgjegjëse për zbatimin e tyre. Luten banorët e komunës së Hanit të Elezit që të jenë të përgjegjëshëm dhe me angazhmin e tyre të kontribojnë në tejkalimin e kësaj situate

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …