leoni

Kryetari Suma priti në takim anëtarët e MotoKlubit “Veteranët ZON”

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim anëtarët e MotoKlubit “Veteranët ZON”, me në krye Kryetarin Burim Selmanin.

Vizita e Anëtarëve të MotoKlubit është realizuar në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Ferizajt.

Të shoqëruar nga Kryetari Suma ata bënë Homazh pranë Lapidarit të Dëshmorëve dhe Viktimave Civile të luftës në Han të Elezit si dhe bënë Homazhe te varrezat e Dëshmorëve në Pustenik.

Anëtarët e MotoKlubit “Veteranët ZON”e nderuan Kryetarin Rufki Suma me “Mirënjohje” në shenjë falënderimi për mbështetjen e ofruar këtij aktiviteti.

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Samra Kërqagu u zgjodh kryesuese e re e Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara

Në Rahovec në prani të anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Persona me Aftësi të Kufizuara, …