Kryetari Suma priti në takim bashkatdhetarin Naser Lusnjani i cili jeton dhe punon në Norvegji

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim bashkatdhetarin Naser Lusnjani nga fshati Gorancë i cili jeton dhe punon në Norvegji.

Z.Lusnjani prezantoi një ndrresë simbolike para Kryetarit, donacion dhe kontributi i tij për Klubin Futbollistik FC Sharri nga Hani i Elezit dhe të cilin lojtarët e këtij klubi do ta bartin gjatë sezonit të ardhshëm 2021-22.

Ky ishte rast që Kryetari Suma ta falënderojë këtë bashkatdhetarë për kontributin e vazhdueshëm të cilin e ka bërë edhe viteve tjera në fusha të ndryshme për komunitetin e fshatit Gorancë!

Fotografia e Komuna Hani i Elezit

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …