Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim Elmi Qerimi, nënkryetar i Komunës Petrovec nga Republika e Maqedonisë Veriore dhe Antonio Karalanov, menaxher i projekteve. Takimi është realizuar me qëllim të diskutimit për bashkëpunimin e mundshëm ndërmjet Komunës së Hanit të Elezit dhe Komunës Petrovec për të konkurruar në ftesën e radhës të IPA-fondeve për bashkëpunim ndërkufitarë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë Veriore.