Kryetari Suma priti në takim informues pjesëtarët e njësisë monitoruese ( LMT) nga Kontingjenti Polak i KFOR-it

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim informues pjesëtarët e njësisë monitoruese ( LMT) nga Kontingjenti Polak i KFOR-it në kuadër të rotacionit të rregullt të kësaj njësie.

Udhëheqësi i njësisë Damian Kedzlor me bashkëpunëtorët e tij u njoftuan nga Kryetari Suma lidhur me zhvillimet aktuale në komunën e Hanit të Elezit si dhe perspektivën e vazhdimit të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet komunës së Hanit të Elezit dhe LMT-së.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …