Kryetari Suma priti në takim Isa Lushaku përgjegjës i mirëqenies sociale në kuadër të shoqatës “QATAR CHARITY”

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim Isa Lushaku përgjegjës i mirëqenies sociale në kuadër të shoqatës “QATAR CHARITY”. Lushaku e informoi kryetarin Suma se shoqata “QATAR CHARITY” përveç shumë aktiviteteve tjera vëmendje të veçantë ka edhe segmentin e mirëqenies sociale për fëmijët jetim. Ai kërkoi nga kryetari Suma që përmes Qendrës për Punë Sociale të identifikohen fëmijët jetim të lindur pas vitit 2005 dhe të cilët me plotësimin e disa kritereve të caktuara mundë të përfitojnë asistencë nga shoqata “QATAR CHARITY”. Ndërsa Kryetari Suma përmes Isa Lushaku në emër të Komunës së Hanit të Elezit falënderoi shoqatën “QATAR CHARITY” që përmes disa programeve shumë herë ka ndihmuar komunën e Hanit të Elezit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …