leoni

Kryetari Suma priti në takim kandidatët për deputet

Në prag të fillimit të Fushatës Zgjedhore për subjektet politike dhe kandidatët, e cila fillon më 3 Shkurt dhe përfundon më 12 Shkurt 2021, kryetari i Komunës së hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim kandidatët të cilët do të garojnë për deputet nga subjektet të ndryshme politike në Komunën e Hanit të Elezit. Kryetari Suma i uroj kandidatët për suksese në këtë garë politike duke i vlerësuar për përkushtimin e tyre që të përfaqësojnë përmes subjekteve të tyre politike interesat e banorëve të komunës së Hanit të Elezit. Kryetari Suma bëri apel si nga kandidatët ashtu edhe nga subjektet politike që para se gjithash të garojnë në një fushatë zgjedhore të qetë dhe të kontribuojnë që sa më shumë qytetarë të dalin në këto zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …