Kryetari Suma priti në takim pune përfaqësues nga Ambasada Britanike

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma priti në takim pune Alex Taris, nga Ambasada Britanike, Koordinator Regjional për Ekstremizëm dhe Migracion për Ballkanin Përendimor, Stuart Taylor sekretar i dytë në Ambasadën Britanike për Ekstremizëm dhe Migracion dhe Ganimete Gërbovci, shefe e Divizionit për Siguri, Parandalim dhe Riintegrim në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Në takimin e punës, kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, prezantoi gjendjen e sigurisë në komunën e Hanit të Elezit, me theks në angazhimin e komunës për Parandalimin e radikalizmit dhe të procesit të riintegrimit. Në takim u theksua se procesi i riintegrimit të personave të radikalizuar paraqet një proces kompleks, në mënyrë që këta persona të mund të bashkohen sërish me komunitetin dhe të jenë pjesë e dobishme e tij. Për kryetarin Suma ky proces nuk kërkon vetëm asistencë direkte për këta individ, por edhe mbështetje më të gjerë dhe përpjekjet e institucioneve për të përshtatur në mënyrë që të bëhet një riintegrim i suksesshëm. Ndërsa për mysafirët ishte në interes që të identifikohen format më të mira që mundë të përkrahen institucionet lokale që të ndihmohen në procesin e riintegrimit dhe rehabilitimit duke pas parasysh kapacitet e komunave në këtë drejtim. Si mundësi u përmenden projektet me qëllim të përkrahjes për personat në procesin e riintegrimit përmes programeve të ndryshme me qëllim të vetëpunësimit të qëndrueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …