Kryetari Suma priti në takim pune Shqiponjë Vokshi nga Projekti DEMOS si dhe zyrtarë nga MAPL-ja

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim pune Shqiponjë Vokshi nga Projekti DEMOS, Diellor Gashi Drejtor i Departamentit për Performancë nga MAPL-ja dhe Jeton Qela Udhëheqës i Divizionit në MAPL. Në takim është bërë analiza e raportit të përformancës së Komunës së Hanit të Elezit për vitin 2019 si dhe përgatitjet e Komunës për të plotësuar raportin e performancës për vitin 2020. Takimi ishte rast që të bëhen disa interpretime të disa indikatorëve që do të ndihmojnë zyrtarët përkatës të Komunës për të plotësuar sa më saktë këtë raport.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …