Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim rasti, Arben Taravari Kryetar i komunës së Gostivarit dhe Ziadin Sela lideri i ASH-së. Takimi ishte vazhdimësi e takimeve ndërmjet dy kryetarëve të komunës së Hanit të Elezit dhe Gostivarit.
Në takim u biseduan zhvillimet aktuale në dy komunat si dhe identifikimi i mundësive për bashkëpunim në interes të zhvillimit të përbashkët.