Kryetari Suma priti në takim rasti Komandantin i Kompanisë së Deminimit Major Gëzim Sada

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, priti në takim rasti Komandantin i Kompanisë së Deminimit Major Gëzim Sada, i cili vizitoi “Pjesëtarët e njësisë së Deminimit Tango 2, të cilët janë duke pastruar një pjesë të territorit të komunës së Hanit të Elezit nga mjetet e pashpërthyera gjatë luftës së fundit. Kryetari Suma me këtë rast falënderoi Pjesëtarët e Kompanisë së Deminimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës për bashkëpunimin shumëvjeçarë të cilët u janë përgjigjur kërkesës së Komunës së Hanit të Elezit për pastrimin dhe asgjësimin e mjete të pa shpërthyera. Kryetari Suma me këtë rast uroi Pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës me rastin e votimit të tre projektligjeve për Ushtrinë e Kosovës e cila shëndrron FSK-në në Ushtri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, vizitoi Stubllën e Epërme për festën e Pashkëve

Me rastin e festës së Pashkëve, Kryetari i Komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti, vizitoi …